Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për ‘Pres 24’ ka deklaruars e partia e tij janë për një ligj ku sigurohet Prokurori e pavarur dhe luftohet krimi dhe nëse për këtë LSDM-ja është e gatshme atëherë edhe Ligji për Prokurorinë Publike mund të votohet.
“Le të jenë të sinqertë dhe të thonë se Ligjin për Prokurori Publike e miratojnë për amnistimin e Zaevit. Ata duan edhe më tej të ketë një Ruskoska e cila do të akuzojë me urdhra nga Zaev, Joveski që do të mbrojë dhe Kacarska që do të gjykojë. Propozim – ligji për PP është antikushtetues”, thotë Mickoski, përcjell Shenja.
Mickoski gjithashtu u shpreh i bindur se partia e tij do të fitojë zgjedhjet e 12 prillit