Hristijan Mickoski në cilësinë e mandatarit më 17 qershor do të dorëzon në Kuvend propozimin mbi përbërjen e kabinetit të ardhshëm Qeveritarë. Ndonëse deri në zgjedhjen e Qeverisë ka të paktën edhe 10 ditë, adresat ku do të sistemohen ministritë e reja akoma nuk dihen. OBRM-PDUKM-ja shpreson që deri në zgjedhjen e organit ekzekutiv do të jenë gati hapësirat e resorëve që do të formohen. Megjithëse informacione për lokacionet dhe hapësirat e resorëve nuk dhanë.
Të paktën katër lokacione të reja duhet gjetur për ministritë e reja. Ministria për Sport, Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Lëndë Minerale, Ministria për Digjitalizim dhe Ministria për Administratë. Në rrethana jo zyrtare thuhet se Ministria për Sport mund të akomodohet në hapësirat e Agjencisë për Rini dhe Sport, ndërsa Energjetika do të funksionon në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë. Edhe Digjitalizimi dhe Administrata mund të ndajnë hapësirat e njëjta, pasi deri tani resori që ndahet në dysh, tani ka funksionuar si një ministri në hapësirat aktuale.
Përveç gjetjes së hapësirave për ministritë e reja, shumica në ardhje akoma nuk ka definuar as çështjet brenda Parlamentit. Trupat punues do të ndahen me parimin numrit të deputeteve, që sipas parashikimeve të OBRM-PDUKM-së rezulton që partia e Mickoskit do të udhëheq mbi 10 komisione, VLEN 3, Fronti Evropian dhe LSDM-ja nga 3 komisione dhe partia ZNAM bashkë me të Majtën nga një komision. Është diskutuar edhe ndarja e pozitave të nënkryetarëve të Kuvendit. Njëri do t’i takon OBRM-PDUKM-së, njëri partisë ZNAM dhe për një nënkryetar duhet marrë vesh Fronti Evropian dhe LSDM-ja se kujt i takon.