Mickoski: Qeveria aktuale nuk bën reforma

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka akuzuar Qeverinë aktuale se nuk ka bërë reforma, nuk ka as plan as vullnet për reforma dhe ka dështuar në sjelljen e investimeve të huaja. Mickoski tha se në raportin Duing Biznis të Bankës Botërore, ky vit të cilin Zaev e paralajmëroi si vit i ekonomisë, është shndërruar në vit të cunamit ekonomik.

Marketing

“Shteti ynë ka shkuar shtatë vende mbrapa dhe në të gjitha sferat që janë matur shënon regres. Banka botërore konstaton se nuk ka reforma, nuk është përmirësuar gjendja në ekonomi, nuk janë lehtësuar procedurat. Banka botërore thekson se në vend që të përparojmë ne shkojmë mbrapa. Në raportin më të ri për vitin 2020, kemi rënie për shtatë vende dhe jemi ranguar në vendin e 17″, ka deklaruar Mickoski.

Marketing