Mickoski: Qeveria të shpall gjendje krize në të gjithë territorin

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se gjendja me virusin korona në vend po përkeqësohet në gjithë botën dhe se sipas tij qeveria duhet të shpall gjendje krize në të gjithë territorin e vendit.

Marketing

“Gjatë ditës së djeshme në konsultim me ekipin e mjekëve dhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi në VMRO-DPMNE, si dhe me ekipin ekonomik kemi përgatitur dhe sot ofrojmë masa anti-krizë për qytetarët dhe bizneset. Për implementimin e masave duke marrë parasysh se Kuvendi është shpërndarë , VMRO-ja i propozon qeverisë të shpall gjendje krize në territorin e gjithë vendit, sipas nenit 3 aline 5 nga Ligji për Kriza”- tha mes tjerash Mickoski.

Marketing