Ballina Lajme Maqedoni Mickoski: Qeveria teknike t’i takojë të kaluarës

Mickoski: Qeveria teknike t’i takojë të kaluarës

Kryeministri teknik, i propozuar nga BDI-ja dhe i mbështetur nga LSDM-ja, nuk do të ketë as legjitimitet qytetar e as politik dhe duhet të intervenohet në ligjin për Qeverinë, thotë lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski. Sipas tij, çështja e Qeverisë teknike duhet t’i takojë të kaluarës, sepse nuk i shërben popullit e as ardhmërisë së shtetit.

Marketing

“Qeveria teknike e udhëhequr me një zgjidhje të tillë kadrovike, por edhe vetë thelbi i qeverisë teknike duhet të jetë pjesë e së shkuarës. Ne jemi të mendimit se duhet të ndërhyhet në ligjin për qeverinë dhe në Kodin Zgjedhor dhe se ky seksion për qeverisjen teknike duhet të jetë pjesë e së kaluarës dhe jo e së ardhmes së Maqedonisë.”, – deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Marketing
Exit mobile version