Kryetari i VMRO-DPMNE-së i bënë thirrje Qeverisë që t’i pranoj kërkesat e Sindikatës së Arsimit dhe të martën nxënësit të kthehen në shkollë.
“Unë apeloj që të arrihet marrëveshje një orë e më herët dhe nga e marta të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në banka. Qeveria duhet të pranoj kërkesat e SASHK dhe jo me sindikalistin e tyre të preferuar, cili e ka dëshmuar se sa është besnik ndaj politikave fillimisht të Zoran Zaevit, e tani të Kovaçevskit dhe të tjerët t’i shkurtojnë vjedhjet dhe harxhimet dhe t’i plotësojnë kërkesat e SASHK-ut, të mësimdhënësve, të të punësuarëve në kopshte dhe nxënësit të martën të kthehen në shkollë”, ka deklaruar Mickoski.