Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka komentuar dorëheqjen e Dragi Rashkovskit. Ai tha se dorëheqje duhet të japë e gjithë Qeveria kriminale, ndërsa Rashkovski tanimë duhet të ishte në vendin ku i takon, në burg.
“Nuk mundet një zyrtarë ose një profesor me pagë disa qindra euro, të ndërtojë haciendë me mijra metra katrorë, të udhëtojë në kohë pandemie e të vozisë vetura të shtrenjta.”
Ai shtoi se dorëheqja është vetëm një akt etik dhe moral dhe se kjo duhej të ndodhte qysh më herët.