Mickoski: Rruga drejt BE-së po bëhet gjithnjë e më e vështirë

Kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski ka komentuar qëndrimet e Francës, e cila po kërkon metodologji të re brenda Bashkimit Evropian për pranimin e vendeve të reja, njofton Shenja.

Marketing

Ai ka komentuar dokumentet “non pejper” duke vlerësuar se ato e bëjnë të qartë se kryeministri Zoran Zaev nuk e ka treguar të gjithë të vërtetën rreth realizimit të reformave brenda shtetit. Sipas kreut të partisë më të madhe opozitare, tashmë rruga e vendit drejt BE-së po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Partnerët tanë në BE vlerësojnë se ka standarde të dyfishta në të gjitha shtetet që synojnë që të anëtarësohen në strukturat euroatlantike. Zyrtarët e BE-së e bëjnë të qartë se nëse e hapni një grup kapitujsh në fund duhet që të dëshmoni se keni realizuar diçka të mirë. Në momentet kur partnerët tanë evropianë do ta kuptojnë se ne vetëm se i kemi mbyllur teknikisht ata kapituj dhe nuk kemi gjeneruar vlerat e kërkuara, atëherë procesi mund të kthehet në fillim dhe do të krijohet një qark që nuk dihet se ku mund të përfundojë”, ka deklaruar Mickoski

Marketing