Mickoski: Shërbimet kadastrale po bëhen më të lira për gjashtë herë, deri në një milion euro në vit do të mbeten në kuletat e qytetarëve

“Me ftesë të drejtorit, zëvendësdrejtorit, njerëzve këtu në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive, biseduam për të gjitha këto do të thoja reformat që po bëhen, të gjitha këto ulje çmimesh që po bëhen dhe që janë të rëndësishme për qytetarë dhe nga ajo që kam dëgjuar nga drejtori, mund të konstatoj dy gjëra.

Marketing

E para është që shërbimet për katër, pesë, gjashtë e edhe më shumë herë bëhen më të lira për qytetarët, Ju keni dëgjuar nga drejtori që deri në një milion euro në vit do të mbeten në kuletat e qytetarëve, është shumë e rëndësishme të theksohet se shërbimet për qytetarët do të jenë më të lira për katër, pesë, gjashtë e edhe më shumë herë.

Gjëja e dytë, e cila është gjithashtu shumë e rëndësishme, është se kadastra dalëngadalë por me siguri po lirohet nga krimi. E keni vënë re se mijëra raste kanë mbetur të pazbardhura, drejtori është modest dhe nuk dëshiron të thotë ndoshta detaje me të cilat do të duhet të merren organet e rendit dhe ato hetimore, por besoni se do të ketë shumë për të hetuar.

Vlerësoj se gjithçka që në të kaluarën ka qenë lëndë një marrëdhënieje tjetër me qytetarët dhe për këtë arsye është krijuar turma, gjegjësisht rastet nuk janë zgjidhur, shumë shpejt do të dalë në dritë dhe të njëjtit do të zgjidhen, edhe pse tashmë mijëra raste në këta më pak se dy muaj po marrin zgjidhje, normalisht në përputhje me rregulloret, ligjet dhe Kushtetutën në fuqi.

Pra, këto dy gjëra janë shumë të rëndësishme, që katër, pesë, gjashtë e edhe më shumë shërbime për qytetarët janë reduktuar dhe ajo që është e rëndësishme është që kadastra dalëngadalë por me sigurt lirohet nga krimi, siç në fakt lirohen të gjitha institucionet me ardhjen e Qeverisë së re, prioriteti kryesor është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, që është në nivelin e kërcënimit të sigurisë.

Përderisa kemi një nivel apo perceptim të lartë për krimin dhe korrupsionin, ne nuk mund të zhvillohemi si shtet. Kështu që edhe një herë inkurajoj drejtorin, udhëheqësinë, të gjithë këtu që janë pjesë e ekipit të ri drejtues të kadastrës që të vazhdojnë me këtë lloj reforme dhe të punojnë në interes të qytetarëve, sepse qytetarët janë ata më të rëndësishmit, gjithçka tjetër është e dorës së dytë”.