Kryeministri Hristijan Mickoski shpreson se Prokuroria do të thërrasë liderin e BDI-së Ali Ahmeti, i cili, siç raportuan dje mediat kosovare, ai ka thënë se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ndodhet në territorin shqiptar dhe se do të kthehet në vend vetëm nëse nuk ka drejtësi hakmarrëse dhe selektive.
“Shpresoj që kjo të arrijë në prokurori dhe të ketë një procedurë ligjore në të cilën nëse kemi një person që e di se ku është një i arratisur nga ligji, se do ta thërrasin atë person dhe ata do t’i përgjigjen pyetjes se ku është i arratisuri nga drejtësia. Për çdo gjë tjetër, mund të komentoj se të gjithë në vend e dinë se si janë emëruar prokurorët dhe gjyqtarët në shtatë vitet e fundit. Të njëjtët pa të cilët nuk mund të kalonte kualifikimi përmes Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, tani thonë se dikujt iu mohua drejtësia dhe se kjo ishte përndjekje politike. Më lejoni t’ju kujtoj – i arratisuri i përmendur është në listën e sanksioneve amerikane dhe aty thonë publikisht se ky person së bashku me njëri-tjetrin janë të lidhur me skandale të mëdha korrupsioni. Supozoj se nuk do ta akuzojnë Departamentin e Shtetit për përndjekje politik”, tha sot Mickoski.