Ballina Lajme Maqedoni Mickoski: S’ka deputet që s’do zgjedhje

Mickoski: S’ka deputet që s’do zgjedhje

Pushteti dhe opozita të ngujuar në qëndrimet e tyre për ndryshimin e kushtetutës dhe vazhdimin e integrimit evropian. Përderisa koalicioni qeverisës bën thirrje për unifikim në një blok proevropian dhe sforcon përpjekjet për të zgjeruar shumicën parlamentare, opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE, angazhohet për zhbërjen e shumicës parlamentare dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski madje pretendon se ka shumicë për të rrëzuar qeverinë, por, sipas tij, pushteti po shantazhon deputetët të cilët janë për zgjedhje të parakohshme.

Marketing

“Në Kuvend s’ka njeri racional që i do të mirën Maqedonisë e që s’do të donte zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, grupet gjysmë kriminele që i kontrollon kryesia e lartë e LSDM-së dhe BDI-së dhe janë pjesë e nëntokës maqedonase vazhdojnë të bëjnë presion mbi ata deputetë.”, – deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Marketing
Exit mobile version