Ballina Lajme Maqedoni Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Më mirë të shkohet në zgjedhje

Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Më mirë të shkohet në zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është shprehur pesimist për A2 CNN se ndryshimet kushtetuese mund të ndodhin para zgjedhjeve të rregullta që duhet të mbahen vitin e ardhshëm.

Marketing

“Vlerësoj që tani para zgjedhjeve kur edhe zgjedhjet e rregullta do të jenë vitin e ardhshëm, pra do të jetë më se e vështirë që të gjendet një mundësi që të bëhen ndryshimet kushtetuese, sepse kjo do të kishte një implikim të fuqishëm tek të gjitha partitë politike. Për mua ndoshta do të ishte më reale që të shkojmë në zgjedhje partitë politike të japin ofertën e tyre politike se si e shohin vazhdimin e rrugëtimit të vendit në BE.”, – deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Marketing
Exit mobile version