Mickoski: Spasovski të thotë se cili shërbim sekret po e ndjekë Pendarovskin

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski kërkoi përgjegjësi dhe përgjigje nga ministri i brendshëm Oliver Spasovski që të tregojë se cili shërbim sekret po e ndjek kandidatin e tyre presidencial Stevo Pendarovski dhe se me cilën parti ky shërbim paska bashkëpunim. Mickoski këtë e theksoi mbrëmë gjatë takimit me aktivistë partiak dhe qytetarë në Veles.

Marketing

“Po i dëgjojmë në emisione se si po qahen…duke theksuar se po ndiqen nga shërbime sekrete dhe po ndjehen të pasigurtë. Ja tani nga Velesi e pyes Oliver Spasovsin se kush është ai shërbim sekret dhe ajo parti opozitare, që ka thënë Pendarovski”, theksoi Mickoski.

Marketing