Mickoski takon drejtorin e ri të Fondacionit Konrad Adenauer, Daniel Braun

Sot, kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin, Aleksandar Nikolloski dhe sekretarin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Timço Muçunski realizuan takim me drejtorin e ri të Fondacionit Konrad Adenauer në Maqedoni, Daniel Braun.

Marketing

Mickoski i uroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme në Maqedoni, ndërsa që të dy ranë dakord se bashkëpunimi midis Fondacionit dhe VMRO-DPMNE-së do të mbetet në një nivel të lartë, por edhe do të forcohet.

Edhe një herë janë afirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis VMRO-DPMNE dhe Fondacionit Konrad Adenauer – Fondacioni zyrtar i CDU-së.

Theksi kryesor i takimit ka qenë në bisedimet mbi projektet e ardhshme që synojnë forcimin e kapacitetit të partisë.

Përmes projekteve dhe ngjarjeve të Konrad Adenaur kanë kaluar gjenerata të tëra të politikanëve të VMRO-DPMNE-së.

Mickoski i afirmoi përpjekjet parimore të VMRO-DPMNE-së për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, por dha edhe mirënjohje për mbështetjen që e marrim nga Fondacioni dhe Gjermania.

Marketing