Mickoski takon partnerët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me partitë politike nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, njofton Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia informojnë se në takim është biseduar për situatën aktuale politike, për referendumin, si dhe për periudhën që pason.

Marketing

“Koalicioni për Maqedoni më të Mirë vlerësoi se marrëveshja e Zaevit me Greqinë është refuzuar nga qytetarët të cilët qartë u prononcuan kundër referendumit, ata të cilët votuan kundër dhe ata të cilët duke abstinuar vendosën të mos e mbështesin.

Pushteti njëherit përjetoi debakël dhe e humbi legjitimitetin nga populli. Mesazhi i tillë nga qytetarët duhet detyrimisht ta ndjekë dhe respektojë Qeveria, partitë politike dhe Kuvendi së bashku me të gjithë përfaqësuesit popullor parlamentar”, thuhet në kumtesë.

Koalicioni për Maqedoni më të Mirë, thonë nga partia, i dënon të gjithë parregullsitë e pranishme gjatë prononcimit për referendumin organizuar nga pushteti.

Marketing