Mickoski: Taravari deshi të ulet në dy karrige

Taravari ka vendosur të jetë vegël e BDI-së dhe të mbajë në politikë ata për të cilët vetë kishte folur keq, tha kryeministri Hristijan Mickoski i cili në Furimin e Gruas të partisë së tij, u drejtua dhe me tone dhe fjalor të ashpër për kreun e ASH-së. Mickoski tha se pritja për vendimin ndaj Taravarit, kishte qenë e qëllimshme.

Marketing

“Miqve që më thoshin që sa më shpejt ta largoj nga qeveria unë u thosha, ta lëmë Taravarin të mendohet, të sillet si peshku që kërcen në të thatë, le të mendojë justifikime dhe të shohim se si do të përpiqet ta hedhë topin për fajin që po ikën prej nesh dhe të shoh se si do më shohë në sy pas gjithçkaje si nëpërmes të cilës unë dhe ai si miq kemi kaluar. Turpi është te ai. Ai duhet të sqarohet dhe jo ne. Ne e kemi ndërgjegjen të pastër”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Kryeministri tha se qëllimi i BDI-së është të hyjë në qeveri përmes veprimeve të Taravarit.

“Ajo që BDI-ja kërkon prej tij është që të shkojë vetë me listat e këshilltarëve që të mundet BDI-ja të fitojë më shumë këshilltarë se VLEN, nëse kjo do të ndodhte, edhe pse jam I sigurt se as ajo nuk ndodh. Paramendoni çfarë strategjie. Sikur numri i deputetëve të më bindë mua se duhet t’i marr të BDI-në në qeveri, dhe jo të më bindin parimet, programi dhe qëllimet e përbashkëta. A mendojnë ata se unë do të harroj se si Bujar Osmani e shiti identitetin tim maqedonas?”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Bashkëpunimin BDI-Taravari, Mickoski nuk e sheh të jetë afatgjatë.

“Partneriteti i tyre është me karakter të përkohshëm dhe normalisht që ai do të zgjasë deri sa nuk ka ndonjë ofertë më të mirë dhe deri sa nuk ka ndonjë shantazh tjetër dhe do ta falënderojnë, jo shumë kohë prej tani. Unë nuk drejtoj ashtu politike. Ai bën kalkulimet e tij. Ahmeti qenka ose veçanërisht bindës, ose e ka lënë pa fjalë, e ka impresionuar, të mos them magjepsur, se më e rëndësishme është të ketë pesë kryetarë komunash dhe t’i bëjë shërbim BDI-së, sesa të mbajë fjalën dhe parimet. Do të vijë dita që do të takohemi përsëri, përmes VLEN-it ose kombinime të tjera. Do të përpiqet përsëri, e di, e ndjej, të gjej mënyrë të hyjë përsëri në koalicion me ne. Mezi e pres atë ditë. Do të vijë dita, edhe atë ditë do ta pres”, shtoi ai.

Kryeministri premtoi ndryshime në qeveri dhe në partinë e tij, në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm. Tha se do t’i shkarkojë të gjithë ata që kanë gabuar ose nuk sjellin rezultate.

“Menjëherë pas kongresit të rregullt që do të mbahet në fund të këtij viti, më së voni në fillim të vitit të ardhshëm, do të ketë ndryshime të mëdha në parti dhe në qeveri. Kush do ta dëshmojë veten me punë do të mbetet, por ata që nuk do t’i plotësojnë pritet e qytetarëve do t’i përshëndes dhe do t’u falënderohem. E them që tani që të dihet dhe të dërgoj mesazhin që e vetmja gjë që ja VLEN dhe që njeri mund të lë pas vetes është fytyra dhe nderi”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Mickoski është i bindur për fitore në zgjedhjet lokale kurse opozita maqedonase thotë se nuk do të fitojë më shumë se 2,3 ose 4 komuna. Kurse pas këtyre zgjedhjeve, ai thotë se Ahmeti do të shkojë në pension./Alsat.mk