Mickoski: Të bëhet veting për politikanët

VMRO-DPMNE-ja nga Gjevgjelia kërkoi vetting për të gjithë politikanët dhe familjet e tyre për pasuritë marramendëse. Hristijan Mickoski kërkoi mbështetjen e qytetarëve për siç tha, t’i tregojnë popullit se kush është pasuruar në kurrizin e tyre. Ai kërkoi që vettingu të fillojë nga familja e tij.

Marketing

Të shohim se kush u pasurua në emër të popullit. Jo vetting aty ose këtu, por vetting për të gjithë politikanët. Secili të tregojë dhe dëshmojë se si e ka arritur kapitalin e tij dhe familjes së tij. Të fillojnë nga unë dhe familja ime. Nuk jemi të gjithë të njëjtë. Mjaftë dikush u pasurua në kurrizin dhe punën e popullit”-tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.