Mickoski: Tema e ndryshimeve kushtetuese është mbyllur!

Tema e ndryshimeve kushtetuese është e mbyllur. Nuk ka asnjë argument që kam dëgjuar nga skena e brendshme politike dhe nga bashkësia ndërkombëtare që do të na bindë ndryshe, tha sonte lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski

Marketing

“Kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese në këto kushte, të cilat ne i quajtëm diktim bullgar, VMRO-DPMNE dhe grupi parlamentar nuk e bëjnë këtë sepse janë kokëfortë apo sepse synojmë ta pengojmë Qeverinë. Nuk ka asnjë argument që kam dëgjuar, pavarësisht nëse është nga skena e brendshme politike apo nga bashkësia ndërkombëtare, që do të na ndryshonte mendjen”, tha për “Sitel” Mickoski.

Mickoski e vlerësoi si marrëzi dhe çmenduri tezën se me mos miratimin e amendamenteve kushtetuese për herë të parë do të bllokohemi në rrugën evropiane.

“Është marrëzi dhe çmenduri, sepse ai që e pranoi këtë marrëveshje pa u konsultuar me opsionin kryesor politik në vend dhe me popullin, vendosi veton mbi veten sepse tani nuk mund ta përmbush, e kjo është treshja Pendarovski – Kovaçevski – Osmani. Kur e pranuan këtë pa bërë një konsultim më të gjerë, atëherë bënë një gabim kyç politik, sepse pranuan diçka që nuk mund ta përmbushin”, tha Mickoski.