Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski i’u është përgjigjur kërkesës së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçes, ku ky i fundit ka kërkuar takim liderësh. Mickoski tha se tema është shumë serioze që të diskutohet në mediume.
“Për një takim të liderëve, kjo është një temë shumë serioze për t’u diskutuar publikisht. Nëse e ndjen të nevojshme të më informosh dhe të më njohësh, jam gjithmonë këtu për tema serioze. Ua lë në dorën e tyre, jam i gatshëm të pranoj çdo gjë nëse ka tema serioze”., deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Ndërkaq, për Mickoskin aktualisht është i papranueshëm propozimi i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, që të garojnë me kandidat të përbashkët për kryetar të Komunës së Koçanit në zgjedhjet lokale, pas tragjedisë që e goditi këtë qytet.
“Unë nuk do të merresha me atë lloj politike, ende nuk janë shëruar plagët nga tragjedia e tmerrshme, dhe tani duhet të mendojmë për një kandidat të përbashkët për Koçanin. Kjo do të shkaktojë dhimbje shtesë për njerëzit që humbën të dashurit e tyre. Nuk kanë kaluar ende 40 ditë nga ajo ngjarje”.,deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se kjo ide e Filipçes vjen, pas tragjedisë së madhe e të tmerrshme që ndodhi më natën e 16 marsit, ku diskoteka PULS, u përfshi nga flakët, ku mbetën të vdekur 59 persona, kryesisht të rinj dhe mbi 190 persona u lënduar.