Mickoski thirrje Pendarovskit të mos i dekretoj ligjet për korridoret 8 dhe 10 D

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që të mos i dekreton sipas tij, ligjet të cilat mbulojnë krimin dhe korrupsionin Qeverisë dhe në vend të shtetit favorizojnë partnerët e tyre privat të ndërtimeve.

Marketing

“Të mos fshihet pas Kuvendit, të del publikisht dhe të distancohet, të mos i dekreton ato ligje. Nuk guxojmë ta invalidojmë rendin kushtetues në shtet, të mos e cenojmë Kushtetutën. E ka shansin njëherë pas 5 viteve të punon në interes të qytetarëve dhe shtetit”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.