Kryeministri Hristijan Mickoski ka 17 këshilltarë dhe rrogat e tyre në formë honoraresh arrijnë në 60.000 denarë apo rreth 1.000 €.
Ai sot informoi se janë 17 këshilltarë, nga të cilët katër janë me orar të plotë në Qeveri. Ata marrin rroga nga 90.000 denarë apo rreth 1.500 Euro. Kryeministri Mickoski premtoi se emrat do të publikohen.