Mickoski ua kumtoi qëndrimin për referendum partnerëve të koalicionit

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot realizoi takim me partnerët nga koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë”.
Në takim u bisedua për ngjarjet politike aktuale, marrëveshjen kapitulluese me Greqinë, referendumin e ardhshëm për ndryshimin e emrit dhe aferat korruptuese dhe skandalet e pushtetit, gjegjësisht vjedhjen masive e cila zhvillohet pas skenës.

Marketing

Partnerët e koalicionit u dakorduan se vepra e kapitullimit e quajtur marrëveshje nuk mund ta kompensojë dëmin të cilën Qeveria e Zaevit dhe LSDM-ja ia shkaktojnë shtetit.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” e konfirmoi qëndrimin se nuk mund të dakordohet me marrëveshjen e kapitullimit me të cilin fshihet emri, gjuha dhe identiteti i shtetit.

Për në fund të gjithë u dakorduan se shteti ka fuqi ta tejkalojë edhe këtë të keqe e cila i ndodh, e personifikuar në qeverinë e LSDM-së dhe në fund Maqedonia do të fitojë!.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE

Marketing