Mickoski: Vendi ynë është dhe e meritojmë të jemi në Bashkimin Evropian, duhet t’ia dalim mbanë

‘Sot këtu në Budapest, në prani të komunitetit politik evropian, patëm një ditë pune vërtet cilësore, e cila ishte e mbushur me shumë takime pune me shtetarë evropianë. Isha i shoqëruar nga ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe delegacionit të përbërë nga anëtarë të kabinetit tim, këshilltarit tim për punë të jashtme, ambasadorit Sasho Markoski, shefin e kabinetit tim Vlladimir Neloski dhe të tjerë.

Marketing

Me të vërtetë, gjatë ditës kemi realizuar shumë takime bilaterale, i prezantuam argumentet tona, si e shohim të ardhmen tonë ekonomike, ajo që është e rëndësishme, qëllimet tona ekonomike, mënyrën se si planifikojmë të zhvillojmë Maqedoninë tonë, por në të njëjtën kohë i prezantuam edhe pikëpamjet dhe argumentet tona për rrugëtimin tonë të integrimit evropian.

Me çdo takim luftojmë gjithnjë e më shumë për argumentet tona dhe për të vërtetën ashtu siç është, të vërtetën që e kanë ndjerë qytetarët tanë dhe që është e rëndësishme për Maqedoninë.

Do të vazhdojmë të luftojmë për Maqedoninë edhe në javët, muajt dhe vitet në vijim. Duhet t’ia dalim mbanë. Duhet të jemi aty ku meritojmë, e ajo është një histori e suksesshme evropiane, ndërsa vendi ynë është brenda Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi me Bashkësinë Politike Evropiane këtu në Budapest, jam edhe më optimist se duhet t’ia dalim dhe do t’ia dalim.

Ajo që është e rëndësishme është se do të japim gjithçka prej vetes që të mbrojmë interesat nacionale të qytetarëve të Maqedonisë dhe atdheut tonë”.

Marketing