Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së apelit për konfiskimin e selisë, si vendim politik.
Pas takimit me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhej në Ohër, Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se në këto tridhjetë vjet pavarësi VMRO-DPMNE ka kaluar nëpër shumë vështirësi.
“Këtë gjyqësor partiak dhe të shtypur dhe prokurorinë e LSDM-së dhe BDI-së nuk e gjykon VMRO-DPMNE, por Maqedonia dhe populli maqedonas. Sot kemi marrë aktgjykimin e shkallës së parë. Nëse dikush mendon se VMRO-DPMNE do ta dekurajojë këtë aktgjykim, gënjen. Kjo vetëm do të na motivojë edhe më shumë që të marrim drejtësi dhe lufta jonë për ta çliruar Maqedoninë nga këta politikanë kriminelë, për ta çliruar prokurorinë dhe gjyqësorin nga kërcënimet, presionet dhe kufizimet.”, tha Mickoski.