Mickoski: VMRO nuk do t’i njohë rezultatet e regjistrimit

Le të vazhdojnë ta shtyjnë me dhunë procesin për Regjistrimin, them se opozita nuk do të jetë konstruktive dhe hyjmë në krizë politike, e të shohim se kush do të fitojë. VMRO-DPMNE nuk do t’I njohë rezultatet, nëse vendosin ta shtyjnë dhunshëm procesin, deklaroi lideri I VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në emisionin “Çka nuk është e qartë” në Televizionin “Alfa”.

Marketing

I pyetur se për çka do të bisedohet në takimin e të hënës me Zaevin dhe nëse do ta pranojë ofertën për koalicion të gjerë, Mickoski tha se në takim shkon për shkak se populli pret të bëhet diçka për problemet e tyre, e jo tërë kohën të sulmohen mes vete.

“Nuk flas për koalicion të gjerë, qëndrimi im është qeveri eksperte që duhet t’i organizojë zgjedhjet e ardhshme lokale ose qeveri e unitetit kombëtar dhe kjo është edhe nevojë e shtetit”, tha Mickoski.

Për mundësinë që të bisedohet për zgjedhje të parakohshme së bashku me ato lokalet, Mickoski tha se do të bisedohet dhe se janë të mundshme vetëm zgjedhjet lokale, kështu që nga rezultatet nga ato janë të mundshëm tre skenarë.

I pyetur nëse mund të kërkojë shtyrje të Regjistrimit në takimin me Zoran Zaevin të hënën, Mickoski tha se duke I parë qëndrimet e tyre në opinion, nuk janë të gatshëm për bisedë dhe kjo nuk do të jetë temë e takimit.

Le ta shtyjnë regjistrimin, porositi Mickoski, e të shohim se si do të përfundojë.

“Shëndeti nuk ka çmim. Ne do të bëjmë thirrje që qytetarët ta mbrojnë shëndetin, nëse ndjehen të pasigurt, të mos e hapin derën”,tha Mickoski, I pyetur nëse ndoshta VMRO-DPMNE-ja do të bëjë thirrje për bojkot të regjistrimit.

I pyetur nëse do të bëjë thirrje për regjistrim masiv nëse bëhet imunizimi I regjistruesve, Mickoski tha se nëse regjistrimi fillon më 1 prill, atëherë ai nuk do të jetë I gatshëm në mënyrë imunologjike dhe ai dhe njerëzit nuk do ta hapin derën.

“Isha I qartë se me imunizimin e regjistruesve, çështja kyçe për siguri të regjistruesve është mënjanuar. Mund të hyjmë në mënyrë metodologjike nëse ka qenë kështu apo ashtu, por atë në kuadër të komunitetit ndërkombëtar e mbulon Eurostati dhe ata thonë se ajo është metodologjia. Por, që të vijë dikush tek unë në shtëpi e unë t’ia hap derën, ai dikush duhet të jetë I përgatitur imunologjikisht. Nëse regjistrimi fillon më 1 prill, atëherë ai nuk do të jetë I përgatitur imunologjikisht dhe unë nuk do ta hap derën. Jo vetëm unë, por qindra mijë qytetarë tanë dhe ne nuk do të kemi informata të drejta nga ky regjistrim”, deklaroi Mickoski.

Lidhur me regjistrimin e diasporës, Mickoski tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë terminale për shenjë të gishtit dhe se kjo do të japë përgjigje për popullatën rezidente, por theksoi se nuk dëshiron t’I etnizojë gjërat, sepse ai është vetëm operacion statistikor.