VMRO-DPMNE do të prononcohet rreth asaj se si do të udhëhiqet fushata e referendumit, atëherë kur të përfundojnë konsultimet që i paralajmëruam në kuadër të organeve partiake dhe atëherë do të dalim me qëndrim zyrtar për opinionin.
Ka një maksimë e cila thotë se një përgjigje e gabuar është më e mirë se sa asnjë përgjigje, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas panelit që u mbajt sot në Klubin e deputetëve për nder të 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Për momentin vijon aksioni i VMRO-DPMNE-së ‘Verë për Maqedoninë’, jemi vazhdimisht në terren mes qytetarëve, bisedojmë me qindra qytetarë, në baza ditore i konsultojmë edhe trupat partiak, në periudhën që vijon do të kemi mbledhje të Komitetit ekzekutiv dhe qendror të partisë dhe në momente të këtilla historike për Maqedoninë nevojitet debat i thellë në shoqëri”, ka thënë Mickoski.
Në pyetjen nëse partia e tij do të merr pjesë në fushatën informative për marrëveshjen e emrit, ai tha se Qeveria nuk ka kapacitet të përballet me një sfidë të këtillë dhe vlerësoi se opinioni në Maqedoni së shpejti do të jetë dëshmitar i një fiaskoje që për rrjedhojë do të ketë gjëra të padefinuara dhe të pavërteta.
“E shohim se Qeveria fushatën e saj e bazon në atë se e mbron identitetin. Ja një pyetje deri te Qeveria dhe të gjithë ata që fshihen pas asaj teze se është ruajtur identiteti- si është ruajtur identiteti kur identiteti nacional do të humbet”, ka thënë Mickoski.