Është vonë për një konsensus nacional për amendamentet kushtetuese. Me shpalljen e amendamenteve për të cilat nuk ka mbështetje nga 80 deputetë, Qeveria bëri një gabim tjetër, tha lideri i opozitës VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, arsyet pse ndryshimet e propozuara në Kushtetutë janë të papranueshme për ta janë të shumë anshme dhe mbi të gjitha, siç thotë ai, “të detyruara nga mungesa e ndonjë garancie se ky do të jetë lëshimi i fundit në rrugën drejt BE-së, që Maqedonia duhet të bëjë, për shkak të mungesës së mekanizmave për mbrojtjen e çështjeve të identitetit. Sipas Mickoskit, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme në këtë moment janë zgjedhjet.
“Dalin në një proces ku e dinë se nuk mund t’i realizojnë, por mendojnë se në këtë mënyrë do të jenë të pëlqyeshëm për disa faktorë të jashtëm të ndikimit dhe do të mbeten një muaj, dy apo 1 ose dy vite më shumë në skenën politike dhe më pas faktorëve të njëjtë të ndikimit do t’u thonë bëni presion mbi opozitën. Tani është vonë për një gjë të tillë, me kryeministrin Kovaçevski mundemi të flasim vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.”, – deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.