Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka shfrytëzuar ditën e luftës revolucionare maqedonase, për të përsëritur kërkesën e tij për zgjedhje parlamentare, përcjellë KlanM, në mënyrë që shteti të dalë nga situata aktuale. Sipas tij, nuk janë sfiduese vetëm goditjet ndaj identitetit, por edhe ato ndaj xhepit të popullit.
Ai propozon që të mbahet njëkohësisht zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, në cilëndo datë në mes të dy festave fetare pranverën e ardhshme.
“Kjo Qeveri, përmes shmangies së dakordimit të datës së zgjedhjeve shkon drejt shkaktimit të vetëdijshëm të krizës kushtetuese dhe politike. Është turp që përmes mediave dakordojmë dhe propozojmë data për zgjedhje të rregullta. E kuptoj që thonë se Kovaçevskin nuk e dëgjon askush në Qeveri, sepse për të nuk kanë respekt as ministrat, as zëvendëskryeministrat dhe as në parti”, tha Hristijan Mickoski.
Ai po ashtu i ka dërguar porosi edhe BE-së, duke thënë se, vendi tashmë kohë shumë të gjatë është në dhomën e pritjes së unionit.
“Është e rëndësishme të anëtarësohemi në BE, por është po ashtu e rëndësishme që BE të kuptojë që Maqedonia pret shumë gjatë para derës së të njëjtës BE dhe se ajo me të drejtë krijon mundim dhe ndjesi të padrejtësisë ndaj qytetarëve maqedonas. Është e rëndësishme të respektohemi ashtu siç jemi dhe ata çfarë jemi”, tha Mickoski
Për Qeverinë nuk është e pranueshme kërkesa e VMRO-së që dy ciklet zgjedhore të mbahen në të njëjtën ditë. Kryeministri propozon që, zgjedhjet parlamentare të mbahen në terminin e rregullt, ndërsa data e mbajtjes të caktohen në Kuvend, në koordinim mes gjitha subjekteve politike.