Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot së bashku me nënkryetarët Aleksandar Nikolloski dhe Vllado Misajlovski, ka realizuar takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Metju Loson.
Mickoski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, duke theksuar se në interes të shtetit dhe qytetarëve është i domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve.
Në takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike dhe ekonomike dhe për krizën energjetike.
Mickoski, siç kumtoi VMRO-DPMNE, tha se pushteti menaxhon keq me institucionet dhe kjo është një nga arsyet pse vendi po përballet me krizën energjetike, duke theksuar se nëse me kohë bëhet plan për modernizimin e kapaciteteve prodhuese me të cilat disponon shteti, atëherë nuk do të jetë i varur nga importi, por do të ketë energji elektrike të mjaftueshme për të eksportuar.
Lidhur me politikën e jashtme, Mickoski e informoi ambasadorin Loson se VMRO-DPMNE është për ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare.