Mickovski: BE në dhjetor të caktojë datë për bisedime

Bashkimi Evropian kësaj radhe duhet të marrë guximin dhe të caktojë datë për fillimin e bisedimeve me vendin tonë, pa kushte dhe pa kërkesa për t’u tërhequr nga vlerat nacionale, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickovski. Sipas tij, derisa zgjasin negociatat, ndërkohë mund të zgjidhjen të gjitha dallimet me fqinji lindor.

Marketing

“Një orë e më parë Maqedonia duhet të merr datë për fillimin e negociatave me BE-në dhe kjo duhet të ndodh në samitin e dhjetorit. Nuk ka nevojë të shkruhen letra nga kushdo qoftë politikan evropian, por të ndiqen vlerat elementare civile evropiane… Procesi i negociatave është i gjatë dhe në suaza të atij procesi mund ti negociojmë dhe nivelizojmë të gjitha dallimet qe kemi me Bullgarinë, por menjëherë BE duhet të merr guxim të dhe ti fillojnë bisedimet.”,- deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Mickovski siguron se partia e tij do të jetë përkrahëse e procesit eurointegrues, dhe se do të mbështet secilin vendim që del në kuadër të rezolutës së përkrahur nga partitë e kuvendit shtetëror.