Kryetari i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski mbrëmë deklaroi se me shpalljen e sotme në Gazetën zyrtare të ligjeve të gjuhëve dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi kanë kryer “atentat” ndaj Maqedonisë.
“Nënshkrimi antikushtetues i ligjit të gjuhëve, sot mori vazhdimin, kur drejtori i Gazetës zyrtare e shpalli dekretin. Me këtë para vetes krijuan një alibi se ligji është në përdorim dhe i plotfuqishëm”, tha Mickoski në “Studio e Hapur” në televizionin Alfa.
Sipas tij, kjo është një vepër penale dhe përmendi se partia do të parashtrojë kallëzime penale si dhe iniciativë për verifikimin e kushtetueshmërisë të ligjit para Gjykatës Kushtetuese. Pret që nëse Gjykata Kushtetuese proceduron sipas drejtësisë, ligjeve dhe Kushtetutës do ta shpallë këtë ligj si jokushtetues.
VMRO-DPMBNE, tha ai, nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale dhe vlerësoi se deklarata e sekretarit të përgjithshëm të partisë është interpretuar gabimisht dhe është spinuar qëllimisht.
Gjithashtu kërko që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai vlerësoi se Qeveria aktuale në dy vitet e kaluara nuk ka zbatuar asnjë reformë në gjyqësor, legjislativ, arsim dhe ekonomi, që, siç tha është katastrofale, ndërsa sipas të gjitha paralajmërimeve, konsideron se këtë vit nuk do të marrim datë për negociata me BE-në