Mickovski: Jemi duke menduar për shitjen apo dhënien me qira të objektit të partisë

VMRO-DPMNE është duke menduar ta shesë ose ta japë me qira objektin e shtabit të partisë në qendër të Shkupit në drejtim të racionalizimit të shpenzimeve.

Marketing

Këtë e paralajmëron lideri i partisë Hristian Mickoski në një intervistë për MKD.mk.

“Jemi duke menduar për racionalizimin e shpenzimeve në parti. Nëse kemi ofertë përkatëse, objektin e shtabit të partisë do ta shisnim ose do ta jepnim me qira nëse ka ofertë përkatëse. Tani jemi duke bërë një lloj të skanimit të tregut”, tha Mickoski.

Për hapat e ardhshëm të partisë deri në dhjetor, kur duhet të miratohen amendamentet kushtetuese thotë se VMRO-DPMNE do të vazhdojë të jetë kritike e ashpër e pushtetit.

“Nuk e kemi ndërmend të heqim dorë, apo të hyjmë në kurthet e tyre në komisione të ndryshme për një pajtim të rremë derisa njerëz të pafajshëm vuajnë burgjeve dhe derisa udhëhiqen dhjetëra procese gjyqësore apo hetime kundër qindra të tjerëve. Nëse shpresojnë për drejtësi selektive, një padrejtësi të tillë ne nuk do ta mbështesim. Prandaj e afirmojmë ligjin tonë për amnisti i cili do të sjellë liri për të gjithë dhe këtë ligj do ta dorëzojmë tek partitë politike parlamentare”, thotë Mickovski.

Paralajmëron se javën e ardhshme planifikojnë vendosjen e këshillit të Komitetit Ekzekutiv të partisë i cili në masë të madhe do të përbëhet prej personave të rinj, profesionistë të sferave të ndryshme, profesorë, doktorë shkencash, analistë dhe ekspertë, të cilët siç thotë, do t’i skanojnë të gjitha problemet dhe sferat dhe do të ofrojnë zgjidhje për KE të partisë.

Marketing