Mickovski konfirmon vendimin e Izet Mexhitit: Ligji i Branitellave nuk kalon në Kuvend!

Pas deklaratës së fuqishme të zv.kryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti se ligji i branitellave nuk do të kalon, sot e njëjta u konfirmua në Kuvend.

Marketing

Ligji i ashtuquajtur për ndihmë për “branitellat”, ka përfunduar rrugëtimin në Kuvend.

Ai nuk do të vazhdojë procedurën deri në miratimin e plotë, pasi nuk ka marrë dritë jeshile nga Komisioni Kuvendor.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, sipas të cilit futja në rend të ditës së ligjit branitellat është provokim për destabilizim të vendit nga ana e LSDM-së në kordinim me BDI-në dhe Levicën.

Marketing