Mickovski në takim me euroambasadorin Zhbogar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, së bashku me nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikolloski, sot 27.03.2019 realizuan takim me shefin e delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë, z. Samuel Zhbogar.

Marketing

Mickoski me Zhbogarin folën për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, reformat të cilat lidhen me prokurorinë dhe nevojën për kushte korrekte për zgjedhje demokratike. U shpreh brengosje për politizimin e sistemit juridik i cili siç ishte notuar shërben për përndjekjen e oponentëve të pushtetit.

Mickoski e njoftoi z. Zhbogar me parimet të cilat VMRO-DPMNE i përfshin në amendamentet e Propozim Ligjit për prokurori publike, ndërsa të cilat bazohen në standardet ndërkombëtare, të cilat i garantojnë të drejtat themelore të njeriut, të cilat janë obligim moral për shtetin në rrugën drejt BE-së.

U tregua edhe për politizimin e skajshëm të shoqërisë dhe ndarjen të cilën e bën pushteti. Njëherësh u notuan edhe sjelljet e pushtetit me të cilat prishet ambienti demokratik për zgjedhje korrekte, se është e pranishme neurozë në pushtet dhe se kjo nuk do t’i fusë qytetarët në mëdyshje.

      

Marketing