Mickovski nesër takim me Orban në Hungari

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat e qeverisë së Maqedonisë do të marrin pjesë në samitin qeveritar hungarezo-maqedonas, që do të mbahet nesër dhe të martën në Hungari.

Marketing

Në kuadër të samitit është planifikuar takim Mickoski me kryeministrin hungarez Viktor Orban, si dhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës. Në rend dite është edhe një seancë e përbashkët në nivel të qeverive.

Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Timço Mucunski dhe Peter Sijarto, do të nënshkruajnë një Plan Veprimi për shkëmbimin e ekspertizës në fushat që kanë të bëjnë me integrimin europian dhe administrimin diplomatik. Pas samitit, kryeministrat e dy vendeve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.