



Ilindeni është shenjtëria jonë, është ndjenjë e veçantë për çdo maqedonas, deklaroi kryetari I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, gjatë fjalimit të tij në Tashmarunish, me rastin e ditës së Ilindenit. Ai tha se Ilindeni është golgota, pa të cilën nuk do të kishte liri, andaj u zotua se do të bëjë gjithçka për të mbajtur gjallë frymën e ilindenit.Kreu i VMRO-së Mickovski nuk la pa kritikuar qeverinë, e posaqërisht presidetin Pendarovski për mosmbajtjen e fjalimit në Meçkin Kamen. Sipas tij, kjo flet për frikën nga përballja e Pendarovskit me popullin si pasojë e keq-qeverisjes, përderisa kërkoi dorëheqjen e tij.
“Për herë të parë në 30 vite pavarësi, e ndryshuan festën për Ilinden. Në Meçkin Kamen nuk ka fjalim. E para se nuk kanë çfarë të thonë, kurse tjetra pse frikësohen nga populli, i cili do tu tregon se çfarë mendon për qeverisjen e tyre. Stevo Pendarovski nuk mundet të jetë pika për bashkim, por ai ëstë pika për ndarje, sepse njeriu mbajti anë dhe vendosi të hesht atëherë kur duhej të ishte i zëshëm, kur kishte falsifikim zgjedhor, kur duhej të kundërshtonte ligjet e këqija, kur Zaev bënte marrëveshje në llogari të identitetit”, theksoi Mickovski.
Mickovski nuk la pa u ndalur edhe te kontesti me Bullgarinë, duke thënë se edhe Ilindeni është pjesë e identitetit maqedonas, për të cilin shteti nuk guxon të zhvillojë bisedime.