Kryetari i VMRO-DPNE-së, Hristijan Mickoski nga qyteti i Gjevgjelisë paralajmëroi se nga dita e sotme opozita del
në sheshet dhe rrugët e Maqedonisë së Veriut.Në fjalimin e tij , pjesë e fushatës “Rimëkëmbja”, se si parti i ka dhënë mundësi procesit integrues të vendt dhe se “17 tetori është dita kur përfundon koncesioni”, dita kur përfundon durimi i VMRO-së.
“Prej sot opozita shtëpinë e saj do ta ketë në sheshet dhe rrugët e Maqedonisë. Prej sot nisim betejën e fundit, prej sot paralajmëroj fitoren e madhe të VMRO-DPNE-së”, tha Mickoski.
Sipas tij, edhe pse këto janë momente të vështira, ku të gjithë presin marrjen e datës për nisjen e bisedimeve me BE-në, megjithatë nuk do të lejojë, sic tha ,shtetin ta udhëheqin politikanë gënjeshtarë.