Burime të sigurta nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë njoftojnë që Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski, ka marrë pjesë në seancën e djeshme plenare të Kuvendit gjatë fjalimit të Presidentit Gjorge Ivanov.
Mickovski është vënë re në galerinë e sallës plenare të Kuvendit në pjesën e reservuar për anëtarët e kabinetit të Ivanovit.
Pasi që kryetarët e partive politike, që nuk janë deputet, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat plenare, parashtrohet pyetja se në çfarë cilësie ishte Mickovski dje në Kuvend?
Nga Kuvendi njoftojnë që Mickovski ishte paraqitur nga vet z. Ivanov si pjesë e kabinetit të Presidentit në mënyrë që të merr pjesë në seancën gjatë fjalimit të Ivanovit.
Kush, i kujt është?!