Mickovski: Punëtori dhe puna e tij janë zhvlerësuar

Ndërkohë, për liderin e opozitës, Hristijan Mickovski, këtë vit punëtori dhe puna e tij janë zhvlerësuar dhe nënvlerësuar si kurrë më parë.

Marketing

“Ky vit është viti më i zi ekonomik për Maqedoninë. Për një vit në Maqedoni ka mbi 60 mijë të papunë të rinj, mbi 6000 kompani që kanë vënë çelësin në dyert e tyre dhe pothuajse 600 mijë njerëz jetojnë në varfëri. Për më tepër, jeta po shtrenjtohet, çmimet e artikujve ushqimorë themelorë po rriten, karburantet dhe energjia elektrike po shtrenjtohen, dhe bashkë me to edhe kostot e secilës familje. Pashpresa dhe ndjenja se ata janë lënë vetëm në baltë shënojnë këtë 1 maj.”,- ka shkruar Mickovski.