Mickovski: Qëndrimi jonë nuk ndryshon

Pas takimit me kreun e ekzekutivit, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMN-së, Hristijan Mickovski, njoftoi se ka marrë marrëveshjen rreth kontestit të emrit dhe se në ditët në vijim do të rishikohet në organet partiake, si dhe do të realizojë konsultim më të gjerë dhe do të informojë opinionin për çdo detaj. Mickovski thotë se kjo marrëveshje për Maqedoninë paraqet kapitullim.

Marketing

“Kjo për mua është kapitullim, marrëveshje kapitullimi për RM-në, ajo marrëveshje tani është dorëzuar tek ne, VMRO-DPMNE. Nga kryeministri mora informacion që marrëveshja nesër do të kalojë në seancë qeveritare, ashtu që nesër edhe opinioni do të ketë informacione më të qarta rreth marrëveshjes, ndërsa ne do ta shikojmë me përpikëri dhe do të komentojmë detajet që opinion nuk i di. Unë kërkova takim që të marr marrëveshjen , e mora, do ta analizojmë dhe do ta rishikojmë me të gjitha partitë dhe organet partiake, do të konsultohemi dhe me Kishën ortodokse, Bashkësinë Fetare Islame, AShAM-in, do të konsultohemi me të gjithë në vend dhe duam që të përfshijmë mendime nga të gjithë”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Marketing