Mickovski uron qytetarë me rastin e festës së Fitër Bajramit

Urime me rastin e Festës së Ramazan Bajramit nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitijan Mickoski për qytetarët e përkatësisë islame.

Marketing

Të nderuar besimtarë të përkatësisë islame,
Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të VMRO-DPMNE-së t’ua urojë festën e madhe fetare Ramazan Bajramin.

Dita e sotme paraqet lumturi, por njëherit promovon edhe momente të humanitetit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera të cilat bazohen në traditë duhet të ndihmojnë në ndërtimin dhe përforcimin e bashkëjetesës dhe tolerancës si bazë për mirëqenien në shoqërinë tonë.

Këto momente festive të ditës së sotme le të sjellim qetësi, lumturi dhe harmoni por njëherit edhe lumturi dhe mirëqenie të cilat do t’u ndjekin tërë jetën, Juve dhe familjet tuaja.

Marketing