Mickovski: VMRO-DPMNE, kundër amnistisë së politikanëve

Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Micskoski akuzon LSDM-në se përmes Gjykatës Kushtetuese aktualizon faljen ndërsa fajin për këtë përpiqet t’ia faturojë VMRO-së. Mickoski thotë se është kundër çfarëdo lloj faljeje të politikanëve që kanë bërë shkelje. Por nga LSDM-ja u kundërpërgjigjën se pikërisht VMRO-ja qëndron pas nismës pranë Gjykatës Kushtetuese e cila ka për qëllim ta aktivizojë faljen e Gjorge Ivanovit.Sot do ta shohim se si prapa perdeve, bën marrëveshje me atë pjesë që i bënë ndryshimet kushtetuese në Kuvend dhe donin që përmes gjykatës kushtetuese ta ri- aktualizojnë faljen e më pas fajtor të jetë VMRO DPMNE-ja. Krimineli ka vetëm tru krimineli e asgjë tjetër ndërsa ne këtë nuk do ta lejomë. VMRO DPMNE-ja është kundër çfarëdo amnistie klandestine apo falje të politikanëve që kanë bërë çfarëdo shkelje”-tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE

Marketing