VMRO DPMNE në protestën në Veles akuzoi qeverinë aktuale se asgjë nga ajo që kanë premtuar nuk kanë realizuar.
Kryetari i VMRO-së Mickovski tha se LSDM premtoi ekonomi dhe jetë më të mirë për qytetarët, ndërsa rriti akcizat e naftës, premtoi ambient më të pasur, kurse tani Maqedonia thith ajrin më të ndotur në Evropë.
Ai kërkoi që qeveria të respekton vullnetin e qytetarëve në referendum dhe të ketë dorëheqje të menjëhershme nga ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ai i brendshëm Oliver Spasovski.
“A është drejtësi që Zoran Zaevin ta shikojmë dhe dëgjojmë se si kërkon ryshfet, kurse patriotët e pafajshëm ti mbajnë në burg, për shkak se kanë pasur vetëm një qëllim që të mbrojnë shtetin e tyre. A është kjo e drejtë dhe drejtësi?. Dhe tani do të dalin tani dhe do të abuzojnë me fjalën pajtim. Çfarë pajtimi është ky kur kryeni presion mbi qytetarët e Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-së, kur kemi persekutime politike në çdo hap. A u bë Maqedonia Evropiane, apo ne pranuam në vend të Maqedonisë Evropiane, një monark afrikan, që ne do të mposhtim në zgjedhjet e ardhshme dhe do ta dënojmë atë për gjithçka që ai bën në Maqedoni”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Opozita kërkon tërheqjen e rritjes së tatimeve, ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit si dhe zbardhjen e skandalit të përgjimeve.
Mickovski edhe njëherë i bëri ftesë kryeministrit Zaev që të përballen në një duel televiziv dhe të bisedojnë për çështjet kyçe me interes shtetëror dhe publik.