Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë fushatës së sotme në mbështetje të kandidates së pavarur për Qytetin e Shkupit, Deanella Asrovska, tha se kryetari i të LSDM-së, Zoran Zaev, mori një goditje të fortë nga populli i Shkupit. Sipas Mickovskit, arroganca e Zoran Zaevit dhe njerëzve që e rrethojnë atë, e çoi partinë e tij në gjendjen ku janë sot.
“Zoran Zaev përsërit të njëjtën konferencë për shtyp nga viti i kaluar, kur gënjente se ka kuptuar mesazhin dhe vazhdoi ende të sillet në mënyrë arrogante dhe kriminale. Zaevi së bashku me njerëzit kriminalë që e rrethojnë atë, e çoi partinë e tij në këtë gjendje ku ndodhet sot.” tha Mickoski.
Sipas Mickoskit, Zaevi nuk ka thënë asgjë të re, por ka folur për të kaluarën dhe disa flluska uji të cilat askush nuk i beson më.