Micotakis: Ciprasi ka bërë lëshim kombëtar me gjuhën dhe kombësinë maqedonase

Aleksis Cipras ka bërë lëshim kombëtar me gjuhën dhe kombësinë maqedonase, si asnjë Qeveri e mëparshme që nuk ka qenë e gatshme ta bëjë, konsideron lideri i Demokracisë së re opozitare, Kirjakos Micotakis.

Marketing

Gjatë vizitës së tij në qytetet nga Epiri, Arta dhe Preveza, kryetari i partisë më të madhe opozitare ka mbajtur konferencë për shtyp dhe e akuzoi kryeministrin grek se nuk i ka dëgjuar qëndrimet e popullit grek.

“Në qoftë se do të kishe biseduar me popullin grek do ta dëgjoje ndjeshmërinë e tij, shqetësimin e tij dhe nuk do të vazhdoje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Do të kuptoje se lëshimi për gjuhën dhe kombësisë maqedonase të vendit fqinj paraqet një lëshim shumë të madh të rëndësishëm kombëtar. Lëshim kombëtar siç nuk ishte e gatshme ta bëjë asnjë Qeveri paraprake. Ndërsa e bëri zoti Cipras”, tha lideri i partisë opozitare greke, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Micotakis ka përsëritur se Demokracia e Re, nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës as në Parlamentin e tanishëm, as nëse mbetet për Parlamentin e ardhshëm.

Lideri i Demokracisë së Re, e përsëriti edhe qëndrimin e tij se Marrëveshja e Prespës tashmë prodhon një sërë punësh të përfunduara të cilat “siç shkojnë përpara hapat për implementimin e marrëveshjes, aq bëhet më vështirë të ndryshohen, veçanërisht lidhur me procesin për anëtarësim në NATO”.

Micotakis shtoi se ata i kanë shfrytëzuar të gjitha mjetet që i kanë pasur në dispozicion që të parandalohet nënshkrimi i marrëveshjes dhe e përmendi edhe nismën e parashtruar për votim të mosbesimit të Qeverisë që të gjithë të ndërmarrin përgjegjësi.