Lideri i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Kyriakos Micotakis edhe një herë ka paralajmëruar se do të përdorin çdo mjet të ligjshëm për të parandaluar implementimin e Marrëveshjes së Prespës.
Ai si masë paralajmëroi përdorimin e vetos për kapitujt që mundësojnë ecjen e Maqedonisë në integrimet evropiane.
“Kjo çështje nuk është e mbyllur, edhe pse tashmë ka gjëra ‘negative’ që kanë përfunduar, por përpjekjet kombëtare nuk do të ndalet”, deklaroi Micotakis.