Cila ishte kërkesa e përhershme e palës së Shkupit, më e rëndësishme edhe se emri? Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas. Ne edhe këtë ua dhamë dhe kjo është thellësisht shqetësuese, për shkak se lidhet me irredentizmin e Shkupit, thotë kryetari i Demokracisë së Re Kirijakos Micotakis në intervistë për televizionin grek “Alfa”, ndërsa këtë qëndrim e argumenton me, siç thotë, “dokumentin e sërishëm” të besueshëm të publikuar nga Uikiliks.
Micotakis, edhe njëherë e përsërit edhe qëndrimin e tij se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës.
“Dua t’i pyes bashkëqytetarët tanë, jo vetëm në Maqedoni, se si ndjehen kur i dëgjojnë zotëri Zaevin dhe zotëri Dimitrovin të thonë ‘Unë jam maqedonas dhe flas gjuhën maqedonase’ dhe askush të mos përgjigjet. Ne, nuk do ta ratifikojmë marrëveshjen as tani, e as në parlamentin e ardhshëm, në qoftëse nuk ratifikohet në parlamentin e tanishëm”, thotë lideri i Demokracisë së Re.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Micotakis shpjegon se ratifikimi i marrëveshjes në
parlamentin grek do t’i zvogëlojë mundësitë për bërje të çfarëdo lloj ndryshimeve nga ana e tyre.