Micotakis: Rruga e Shkupit dhe Tiranës drejt Brukselit kalon nga Athina

“Vota jonë në zgjedhje është mesazh për fqinjët veriorë. Rruga e tyre drejt Evropës kalon edhe nga vendi ynë, përmes respektimit të legjitimitetit ndërkombëtar, shtetit të së drejtës dhe Marrëveshjeve”, ka deklaruar kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, gjatë tubimit parazgjedhor në prag të zgjedhjeve evropiane.

Marketing

Kreu i Qeverisë greke deklaroi se kjo është diçka që e shqetëson si Shkupin ashtu e shqetëson edhe Tiranën.

Micotakis, ndër të tjera, ka kërkuar edhe një herë nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Micskoaki, që kur të bëhet zyrtarisht kryeministër, të bëjë një deklaratë kategorike se respekton Marrëveshjen e Prespës në të cilën siç tha ai, arritja kryesore është një emër për të gjithë, erga omnes.

“Përndryshe, e vetmja gjë që do të mund të arrijë është të ketë një përvojë të parë shumë të pakëndshme, kur të takohemi të gjithë së bashku në Uashington, në 75 vjetorin e NATO-s, në fillim të korrikut”.

I pyetur nëse egziston mundësia që Greqia të bllokojë rrugën në Shkup dhe Tiranë drejt Bashkimit Evropian, Micotakis u shpreh optimist se kjo nuk do të jetë e nevojshme, pasi siç tha ai është i sigurt se “në fund do të mbizotërojë logjika”.