Kryetari i partisë opozitare greke Demorkacia e Re, duke folur para komitetit politik të partisë, kritikoi Qeverinë greke se vendit tonë ia ka dhënë gjuhën maqedonase, identitetin maqedonas dhe pasaportën për në NATO, me çka Greqia e ka humbur armën më të fuqishme diplomatike nga vitet e kaluara.
Kirjakos Micotakis tha se vendi tashmë po i jeton punët e prëfunduara negative nga Marrëveshja e Prespës, për të cilat, ata, kanë apralajmëruar me kohë.
“Sot, çdo ditë, shkupjanët tashmë po thirren në identitetin dhe gjuhën maqedonase që ua dhanë. Por, tashmë e kanë edhe pasaportën për në NATO, atë të cilin zotërinjtë Cipras, Kamenos dhe Koxias, prëshpejtuan t’ua japin, duke e privuar vendin nga arma më e rëndësishme, më thelbësore, më efektive që e shfrytëzuan të gjitha qeveritë greke gjatë tre dekadave të fundit. Linja nacionale prej 27 viteve e cila u kurorëzua nga Kostas Karamanlis në vitin 2008 në Bukuresht dhe u braktisë në afat prej disa javëve”, tha Micotakis.