Micotakis: Tani për tani nuk është paraparë takim me Zaevin, por në ndonjë moment do të takohemi

Ende nuk është paraparë ndonjë takim me zotëri Zaevin, por është e qartë se në ndonjë moment do të takohem me të, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së sotme për shtyp në kuadër të Panairit ndërkombëtar në Selanik, lajmëroi korrespondentja e MIA nga Athina.

Marketing

Një nga pyetjet drejtuar kryetarit të Qeverisë greke, i përkiste Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq Micotakis përveç që e përsëriti qëndrimin e Demokracisë së Re edhe derisa ishte opozitë, se është “marrëveshje e dëmshme nacionale”, tha se të njejtën e ka thënë edhe gjatë të gjitha takimeve të tija ndërkombëtare, por edhe duke shtuar se “kjo marrëveshje është marrëveshje e ratifikuar nga Parlamenti grek, ndërsa sipas kësaj nuk ndryshohet” dhe paralajmëroi kontroll të rreptë të procesit të zbatimit.

Kryeministri grek e përsëriti atë që e tha mbrëmë në fjalimin e tij se nevojitet “mbrojtje e prodhimeve maqedonase” dhe “mbështetje për brendin Maqedoni”, ndërkaq e përmendi edhe fushatën komunikuese në nivel global.

Konferenca për shtyp në kuadër të Panairit ndërkombëtar në Selanik. tradicionalisht mbahet çdo vit, ndërsa kryeministri i Greqisë u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve nga mediume nga i mbarë vendi.

Konferenca e sotme zgjati mbi dy orë e gjysmë, ndërsa Micotakis iu përgjigj mbi 50 pyetjeve, lidhur me ekonominë, politikën tatimore, suficitin primar, programin qeveritar, problemin e refugjatëve/emigrantëve, marrëdhëniet me Turqinë dhe Shqipërinë, por edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe takimin e mundshëm me kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing